Shefi i Zyrës së BE-së: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon kah dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Szunyog tha se pret që palët të zbatgojnë marrëveshjen dhe aneksin pa parakushte dhe vonesa.

“Vura në dukje se rruga evropiane e #Kosovës dhe #Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, tha ai.
Përfaaqësuesi i BE-së në Kosovë shtoi se janë të gatshëm që të ndihmojnë Kosovën që të afrohet me BE-në.

Back to top button