Shefja e Infektives në Shqipëri, Najada Çomo, do të jetë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në Tiranë.

Rama e prezantoi publikisht Çomon në ditën kur mjeku tjetër Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me akuza ndaj politikës për përdorim të bluzave të bardha.

“Të vijë me ne jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh dhe deputetesh, as për të lënë vijën e zjarrit për t’u ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme sesa qëndrimi. Për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i hapësirave ku lufta është kacafytëse me armikun. Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte presupozuar të dilte sot, pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd. Ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty”, tha Rama.

Vetë mjekja e mirëpriti përfshirjen në politike krah partisë qeverisëse.