7 viktima dhe 591 raste të reja me COVID-19

 

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë konfirmuar 591 raste pozitive, nga 3 mijë e 674 mostra të testuara.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren dy raste (78 e 69 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Ndërkaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 1 mijë e 627, kurse i të prekurve në 71 mijë e 334.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë nga COVID-19./21Media

Back to top button