Dy aksidente në Korreticë të lartë, Policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën nacionale, Pejë-Prishtinë afër “Kronit të Mbretit”.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Hoxha gjithashtu ka bërë të ditur, se në po të njëjtin lokacion dëme materiale janë shkaktuar edhe nga nje automjet tjeter i tipit Polo, i cili ka goditur auto ambulancen nga mbrapa.
”Rreth ores 19:30 ne rr. nacionale ne Korreticë të larte afer Kronit te mbretit eshte shkaktuar aksident trafiku me lendime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMW duke levize ne drejtim te Prishtines humb drejtimin dhe kalon barrierat, ne mes te rruges kalon ne shiritn e rruges me drejtim te Pejes ku godet veturen Smart ne drejtim te levizje Prishtine-Peje. Raportohet se deri ne kete faze jane lenduar dy persona, zjarrefiksat dhe autoambulanca jane ne vend ngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet te jene shkaktuar nga nje automjet tjeter i tipit Polo i cili ne ate lokacion ka godit auto ambulancen nga mbrapa”, ka thënë Hoxha.
Policia e Kosovës, vazhdimisht po kërkon nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veqanti ato të kufizimit të shpejtêsise./21Media

Back to top button