Shëndetësi: Ka ardhë koha që transplanti i veshkës të kryhet edhe në Kosovë

Qeveria e Kosovës duhet të lidhë marrëveshje me simotrën e Shqipërisë që edhe pacientët në dializë nga Kosova të kryejnë këto shërbime në Shqipëri, pa pagesë, sikundër vite me rradhe e bëjnë afro 70 pacientë të ngjashëm nga Shqipëria në spitalet e Kosovë,-u tha ne Simpoziumin tradicional, të katëmbëdhjetin me rradhë të dializës në Prishtinë

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të veshkës, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Infermierëve të Kosovës për Nefrologji,Dializë dhe Transplant, mbajtën sot Simpoziumin e katëmbëdhjetë,ku u tubuan mjekë,infermierë dhe disa pacientë nga të shtatë qendrat e Kosovës për dializë.
Dr.sci.Mimoza Bërbatovci Ukimeraj, drejtor i Klinikës së neNefrologjisë në Prishtinë, shpalosi sukseset por edhe problemet me të cilat ballafaqohet ky shërbim i ndjeshëm,kurse Dr. Vjollca Godanci Kerlmendi,Kryetare e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës,ligjëroi mbi risitë në botë në të mirë të shërimit dhe dializës së veshkës.
Gjithashtu drejtorët dhe infermierët e Qendrave rajonale të dializës,paraqitën përvojat e tyre
Gjatë debateve të frytshme, ku morën pjesë edhe pacientët, u theksua se ka ardhur koha që të përgatitet infrastruktura ligjore dhe ajo operative që edhe në spitalet e Kosovës të kryhet transplanti i veshkës,pasi jemi vendi i vetë në rajon pa këtë shërbim.
Gjithashtu u shtrua nevoja qe Qeveria e Kosovës të merret vesh me simotrën nga Shqipëria që edhe pacientët në dializë nga Kosova, të kryejnë këto shërbime pa pagesë në Shqipëri, njesoj sikundër vite me rradh e bëjnë afro 70 pacientë të tillë nga Shqipëria , në spitalet e Kosovës.(N.Islami)

Back to top button