Zelensky bën thirrje që të zhbllokohen portet e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për përpjekje të menjëhershme për të zhbllokuar portet e vendit në mënyrë që gruri të mund të eksportohet jashtë shtetit.
Zelensky ka thënë se do të ndihmonte në shmangien e një “krize ushqimore […] globale të shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë”.
Ai e ka bërë kërkesën e tij në aplikacionin e mesazheve Telegram pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropia, Charles Michel në qytetin port jugor të Odesës.
Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë rreth 30% të eksporteve botërore të grurit, sipas Programit Botëror të Ushqimit./21Media

Back to top button