Shënohen 4 viktima nga zjarri në Turqi

Numri i viktimave nga zjarri që nisi një ditë më parë në Turqi, ka arritur në katër.
Mediat lokale raportojnë se deri tashmë, pos katër viktimave të konfirmuara, numri i të lënduarve është në rritje, raporton Reuters.
Gjithashtu, janë shkaktuar dëme të mëdha, pasi vetëm deri tani janë djegur mijëra kafshë, shtëpi banimi, shumë hektarë tokë, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet.
Ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e tërësishme të zjarrit.
Aeroplane nga Rusia, Ukraina dhe Azerbajxhani janë dërguar në Turqi, për t’u dalë në ndihmë ekipeve emergjente atje.
Në total, gjashtë provinca janë djegur tërësisht dhe mijëra qytetarë kanë braktisur zonat e prekura, për shkaqe sigurie.
Pesë aeroplanë, 45 helikopterë, drona dhe 1,080 makina për shuarjen e zjarrit janë të shpërndara në afro 1,140 zona.
Zyra e Guvernatorit të Stambollit ka bërë të ditur se zonat malore të frekuentuara nga njerëzit, janë të mbyllura deri në fund të gushtit./21Media

Back to top button