Shënohen edhe 2 raste me Covid-19 në Kosovë

Nga testimi i 612 mostrave janë shënuar 2 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 29 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 363.
E sa i përket procesit të vaksinimit deri më tani janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 56 doza të vaksinës. 822 mijë e 330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës.

Infektologu, Arben Vishaj për portalin rtv21.tv thotë se pandemia ende nuk ka përfunduar. Edhe pse numrat e rasteve në Kosovë kanë rënë marrë parasysh situatën në vendet tjera të Evropës Vishaj thotë se është vështirë të flitet për një pëfundim të pandemisë. Ai thotë se situata në Kosovë tani për tani është e qetë.
Covid-19 në Kosovë për dy vite e gjysmë u mori jetën 3 mijë e 138 personave. Kurse nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në mars të vitit 2020 dhe deri tani janë regjistruar 228.144 raste pozitive.  / 21Media

Back to top button