Shënohet 27 vjetori i rënies së dëshmorit Fadil Vata

Fadil Vata ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve të 80-ta, i cili u vra nga pushtuesi më 1990.

Gjatë ditës janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule tek varri i tij në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës si dhe tek shtatorja e tij në Suharekë.

Në mesin e  atyre që bënë homazhe, ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe shumë shok të Vajtajt.

Fadil Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve të 80-ta, i cili vdiq në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtruan mbi të në kazamatet jugosllave.

Back to top button