Tifozët e Malmos me një mesazh special për Ibran

Tifozët e skuadrës suedeze kanë ftuar Ibrahimoviqin të kthehet në skuadrën me të cilën e ka nisur karrierën

Zlatan Ibrahimoviq ka pësuar një lëndim të rëndë në gju dhe do të mungojë për afro tetë muaj.

Ish-reprezentuesi i Suedisë me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United në përfundim të stinorit dhe disa skuadra e kërkojnë atë.

Tifozët e ekipit suedez Malmo, me të cilët Ibra e ka nisur karrierën ka bërë një dedikim special për të, duke e ftuar të kthehet sërish në vendlindje.

“Shërohu sa më shpejtë Zlatan – ti mund të luash edhe me një këmbë në kampionatin suedez. Eja sërish këtu”, kanë shkruar ata në një banderolë që e kanë hapur në ndeshjen e djeshme të skuadrës së tyre të zemrës.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button