Shënohet “Kampi veror 2017”

Sot shënohet dita e vizitorëve, “Kampi veror 2017”

Kadetët e FSK-së, sot shënojnë ditën e vizitorëve, ku do të realizohet ushtrimi fushor “Kampi veror 2017”. Operacioni stërvitor  ka filluar më 5 qershor dhe do të zgjatë deri më 18 qershor dhe mbahet në Zhegoc të Gjilanit.

Në planifikimin, organizimin si dhe ekzekutimin e ushtrimit fushor “Kampi veror 2017” janë të përfshirë të gjithë kadetët e Forcës së Sigurisë, të cilët studiojnë në Qendrën për Studime Universitare, të cilët matin dhe vlerësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara si në aspektin individual po edhe në atë ekipor.

Operacionet e ushtrimit do t’i përcjellin nga afër oficerë të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këshilltarët ushtarak të NATO-s për MFSK/FSK, komandanti i Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteell”, si dhe oficerë tjerë të FSK-së./21Media

Back to top button