Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të fillojnë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19 në institucionet korrektuese.

“SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen). Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më tani ka shkuar në 14 mijë e 637. Numri i të shëruarve ka shkuar në 11 mijë e 435, kurse kanë vdekur 596 persona./21Media

Back to top button