Sherifi: Fajtor për vonesat e liberalizimit të vizave janë procedurat e BE-së

Sherifi tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka cituar deklaratat e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn të bëra gjatë ditës së djeshme, ku ka pohuar se fajtor për vonesat e liberalizimit të vizave janë procedurat e BE-së.

Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe vonesa të tilla po bëhen për shkak të procedurave të vet BE-së.

“Të gjithë që kemi pasur takime me të huaj, na është thënë se ju e meritoni liberalizimin e vizave, i keni plotësuar të gjitha kushtet, mirëpo na kuptoni  që jeni vonuar me çështjen e demarkacionit dhe tash i kemi zgjedhjet e brendshme. Sikur ta kishit përfunduar më herët, vizat do të ishin liberalizuar në vitin 2018  dhe ne nuk do ta kishim pasur shqetësim çështjen e zgjedhjeve. Pra, kush ju ka ndalur juve, 88 vota i keni pasur, për juve më me rëndësi ka qenë me  mbajt pushtetin  me PDK-në se sa  liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se vonesat e liberalizimit të vizave po i  pohojnë edhe vet zyrtarët e kësaj të fundit.

Kurse, në lidhje me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, Sherifi ka thënë se këtë e përcakton Kushtetuta, e jo të shkohet në gjedheje sa herë që partitë humbin në zgjedhje.

Ndryshe, komisionari evropian për Zgjerim, Johaness Hahn gjatë vizitës së djeshme në Kosovë ka thënë se heqja e regjimit të vizave nuk do të ndodhë deri në vitin 2020, madje i ka porositur kosovarët të mos mbahen peng i datave, duke aluduar se ky proces mund të merr kohë edhe më shumë.

Back to top button