Shërohet Jakup Krasniqi nga Covid-19

 

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.

“Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai ka falënderuar mjekët dhe miqtë të cilët thotë se e ndihmuan me këshillat e tyre profesionale.

“Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë. I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre. Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut”, ka shkruar ai tutje.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, më 23 korrik ka njoftuar se ishte infektuar me koronavirus./21Media

Back to top button