Sherr mes të rinjve në Prishtinë, plagoset një person

Konfiskohet një armë

Mbrëmë rreth orës 23:40 në një lokal është plagosur me armë zjarri një person. Rastin që ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë e konfirmoi Policia e Kosovës, shkruan rtv21.tv

Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje mes disa të rinjve.

I plagosuri që u dërgua për tretman mjekësor në QKUK, ka deklaruar se aksidentalisht është vet-plagosur.

Policia ka konfiskuar një armë dhe ka intervistuar të dyshuarit dhe disa dëshmitarë.

Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button