Sherr në Elbasan, vritet me thikë një person, plagoset i vëllai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Qemal Stafa”.
Mësohet se një person i moshës 28-vjeçare është vrarë me thikë, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçar është plagosur, pas një sherri.
Akoma nuk dihen shumë detaje nga ngjarja, por sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një sherr mes të rinjve.
“Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve”, ka bërë të ditur policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button