”Sheshi ”Skënderbej”, kartëvizita e bukur e Shqipërisë që duam!”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një foto të qendrës së kryeqytetit te sheshi ”Skënderbej”

Edi Rama ka postuar fotografinë në Facebook, duke krahasuar sheshin aktual me atë të vitit 2013 dhe premton se të gjithë do të ndihen krenarë për qendrën e Tiranës.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë. Ky shesh do të jetë kartëvizita e bukur e Shqipërisë që duam!”, shkruan Rama.

 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button