Shet veshkën për të paguar faturat

Kështu janë mbrëmjet në familjen Pavlevski në Maqedoni

E vetmja dritë gjatë natës është drita e hënës. Në pamundësi për të paguar rrymën elektrike, më shumë se tre vite kjo familje jeton në errësirë.

Stojçe Pavlevski, thotë se dëshira më e madhe e tij është që djali i tij 15 vjecar të kthehet në shtëpi. Ai është larguar nga shtëpia ë kur është ç ‘kyçur rryma. Stojçe thotë se është i gatshëm ta shes edhe veshkën e tij për të paguar rrymën dhe për të kthyer djalin e tij.

“Dhe për këtë erdha në përfundim që unë të shes njërën veshkë, se sa do të kushton nuk është me rëndësi, vetëm ti vendosi rrymën sepse kjo shtëpi do të jetë për atë. Këtu ka lindur këtu duhet të jetojë jo të shkoj tek motra ime tek shokët është e papranueshme”, tha ai, shkruan TV21.TV

Trajanka Pavlevska, nëna e Stojçes, thotë se sapo errësohet, ata bëhen gati për gjumë, pasi nuk mund të qëndrojnë në errësirë.

“Kur bije teri bëhemi gati për gjumë. Çfarë të bëjmë, edhe fëmija ashtu babai është prind i vetëm. Ai ku mund të gjej punë shkon dhe punon privat ndonjëherë. Kurse me pensionin tim po mundohemi të mbijetojmë”, u shpreh ajo.

Stojçe ishte ndarë me gruan në vitin 2013 dhe që atëherë i vetëm kujdeset për djalin e tij. Dëshira e vetme e kësaj familje është të kenë dritë në shtëpi dhe të jetojnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Kjo familje lutë të gjithë humanët për ndihmë, që të mund të paguajë rrymën elektrike. Borxhi i tyre ndaj EVN-së është 5 mijë euro./21Media

Back to top button