Shfaqet premiera e filmit “Zgjoi”, Osmani: Historia e Krushës është interpretuar me mjeshtëri

Në Prishtinë është dhënë premiera e filmit “Zgjoi”, i cili ka fituar plot tri çmime të rëndësishme në festivalin “Sundance”, i njëjti është edhe propozim i Kosovës në “Oscars 2022”, dhe do të jetë pjesëmarrës edhe në Festivalin e Filmit në Romë.
Filmi portretizon historinë e gruas nga Krusha, Fahrije Hoti.
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë marrë pjesë në premierën e filmit.
“Ju faleminderit që përmes kinematografisë së Kosovës po tregoni dhimbjet, sfidat, kulturat dhe mendësinë tonë. Ju tashmë jeni ambasadorët tanë dhe nëpërmes jush Kosova po hap kapituj të ri të suksesit. Zgjoi, jemi me ju dhe ju priftë e mbara”, ka thënë Osmani.

Back to top button