Shfuqizohet gjendja e gatishmërisë luftarake në Ushtrinë Serbe

Me vendim të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëkohësisht Komandant Suprem, është shfuqizuar gjendja e gatishmërisë së lartë ushtarake, kanë bërë të ditur mediat serbe duke u thirrur në Presidencën serbe.
Gatishmëria luftarake është shpallur më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës. Vuçiq si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë urdhëroi që ushtria dhe të gjitha njësitë e MPB-së të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.
Pas disa orë takimi me përfaqësues të serbëve të Kosovës në Rashkë, të mërkurën në mbrëmje, Presidenti serb Vuçiq bëri me dije se barrikadat e vendosura prej afro tre javësh në veri do të hiqen. Deklarata pasoi një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndryshimin e masës së paraburgimit në arrest shtëpiak, për ish-pjesëtarin serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, të arrestuar me dyshimet për shpërthimet në objektet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në veri të vendit.
Kryeministri Kurtid he një pjesë e kabinetit qeveritar u distancuan nga vendimi i gjyqësorit duke e cilësuar atë si të padrejtë./21Media

Back to top button