Kaloni te përmbajtja kryesore

Shfuqizohet vendimi për mandatin e drejtorit të Shërbimit Gjeologjik

Qeveria e Kurti sot ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj për t’ia vazhduar mandatin për tre vjet Fidaim Sahitit në postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, anëtarët vendosën për të liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, Fidaim Sahitit, duke thënë se vazhdimi i mandatit ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Shërbim Civil.
Vendimi nga Qeveria në krye me Ramush Haradinajn ishte marrë në janar të vitit 2020./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button