Infektologu Sali Ahmeti bën thirrje për kujdes gjatë festimit të Vitit të Ri: Jeta e njeriut nuk përsëritet

 
Infektologu Sali Ahmeti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë festimit të Vitit të Ri.
Ai ka thënë se nëse nuk kemi një vëmendje të duhur, ekziston mundësia që në muajin janar të ketë shtim të numrit të rasteve me koronavirus.
“Na e kemi Omicronin në mesin tonë dhe si do të jetë ecuria e mëtutjeshme varet sa ne do të dimë të ruhemi…Këto festa uroj që të bëhen sa më mirë dhe secilit i dëshirojë që të kalon sa më mirë në familjet e tyre, por me një kujdes më të shtuar kishe me qenë mundësia e shtimit të rasteve sa më pas. Jeta e njeriut nuk përsëritet, ndërsa vitet e ri shkojnë dhe vijnë…”, ka thënë ndër të tjera Infektologu Sali Ahmeti në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21.

Në njoftimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 350./21Media

Back to top button