Shi i rrëmbyeshëm në Gjilan, kërkohet të shmanget kjo rrugë

 

Komuna e Gjilanit ka aktivizuar Shtabin Emergjent pas situatës së rënduar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të enjten. Siç thuhet në një njoftim të Komunës së Gjilanit, situata në fshatrat Sllubicë e Pogragjë është më e rënduar në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen.

Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.

Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193./21Media

Back to top button