Shikoni stilin e ri të flokëve të Rita Orës

Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje shqiptare, Rita Ora shpesh poston fotografi nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, artistja ka bërë një ndryshim përsa i përket dukjes. Ajo ka ndryshuar stilin e flokëve.
”I dua këto flokë”, ka shkruar Rita krahas fotografive të postuara në ”InstaStory”.


Kujtojmë që, një javë më parë Rita i ka paralajmëruar fansat se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, madje ka ndarë disa fotografi nga xhirimet.
A ka të bëjë stili i ri i flokëve me ndonjë pjesë të xhiruar për videoklipin e ri, mbetet të shihet.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Rita është ”You for me”, të cilën e ka publikuar më 13 gusht./21Media

Back to top button