KFOR vazhdon patrullimet në veri

Pjesëtarë të KFOR-it të nacionalitetit polak, janë parë gjatë ditës se sotme në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.
Të njëjtit që nga dita e djeshme kanë shtuar patrullimet në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë, e gjithë kjo pas shfaqjes së avionëve e helikopterëve ushtarak serb në afërsi të këtyre dy pikave kufitare.
Përveç patrullimit në këmbë, KFOR-i gjatë ditës së djeshme ka patrulluar edhe me helikopterë.
Gjendja në dy pikat kufitare – Bërnjak e Jarinjë, momentalisht është e qetë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut për mundësinë e ndërprerjes së protestës./kallxo.com

Back to top button