Shilegov: Incizimet dëshmi kyqe për fajtorët e 27 prillit

Sipas tij veprimet Marko Zvërlevskit janë të turpshme

Incizimet e djeshme që dolën në opinion, në të cilat shihet se si disa deputetë të VMRO DPMNE-së i komentoi Petre Shilegov i LSDM-së. Ai tha se këto incizime janë dëshmi kyçe për të vërtetuar se kush është fajtor për natën e 27 prillit. Ai gjithashtu tha se veprimet Marko Zvërlevskit janë të turpshme dhe kriminale dhe se ai po tenton që t’i shpëtoj fajtorët e dhunës së 27 prillit, shkruan tv21.tv.

“Incizimet e publikuara dje, janë dëshmi kyçe se Nikolla Gruevski në vazhdimësi gënjen. Edhe pse gjatë tërë kohës thoshte se partia e tij nuk ka gisht në dhunën e kuvendit, në incizimet e kamerave zyrtare qartë shihet se më së paku 6 deputetët të VMRO DPMNE-së dhe një deputet I koalicionit të tyre I ndihmojnë dhe e nxitin grupën për kryerjen e veprave penale. Nëse deri tani përmes projektit e vërteta për Maqedoninë qytetarët kishin mundësi të dëgjojnë, nga incizimet e djeshme panë se në çfarë mënyre funksionon DPMNE. Gjithë opinion e pa se kush e ka planifikuar, nxitur dhe organizuar sulmin e turmës në kuvend më 27 prill.” deklaroi Shilegov./21Media

Back to top button