Shishe me koktej molotovi në oborrin e një shtëpie në Graçanicë

Një grua në Graçanicë ka raportuar se një person ka gjuajtur një shishe me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së një personi.
Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 19:56, nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe  qe dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe  nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa policia ka njoftuar se janë duke u kryer hetime intensive./21Media

Back to top button