Hendbollistet e Kosovës drejt suksesit historik

Të dielën ka përfunduar faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të hendbollisteve që vitin e ardhshëm mbahet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi.

Janë përcaktuar nëntë ekipet kombëtare që do të luajnë në fazën e dytë. Për herë të parë në fazën e dytë do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës, pas suksesit historik të arritur në ndeshjet ndaj Ishujve Faroe.

Shorti për fazën e dytë do të tërhiqet më 19 nëntor në Lubjanë.

Kosovës në fazën e dytë i janë bashkuar Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Italia, Ukraina, Portugalia dhe Greqia. Këto nëntë kombëtare si dhe Çekia, do të luajnë në fazën e dytë me dhjetë ekipe kombëtare që aktualisht po paraqiten në Euro 2022. Fituesit do të shkojnë në Botëror.

Pra Kosova e ka vetëm edhe një pengesë para Botërorit. Kalimi i saj do të ishte sukses i jashtëzakonshëm. Ndeshjet e fazës së dytë zhvillohen në pranverë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button