Harry Styles anulon koncertet në Los Angeles për shkak të gripit

Këngëtari Harry Styles u detyrua të anulonte koncertet e tij në Los Angeles për shkak të problemeve shëndetësore dhe tani i ka riplanifikuar ato data për janar 2023.
“Në fund të shfaqjes të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, ka shkruar Styles në Instagram. “Kam bërë gjithçka që mundem për të kënduar sonte, por po largohem nga doktori tani dhe jam i dëshpëruar që thjesht nuk është e mundur”.
Anulimi i koncerteve ishte i vështirë për ish-anëtarin e grupit të One Direction duke thënë se “deri kohët e fundit nuk më është dashur të shtyj një shfaqje për shkak të sëmundjes në 12 vitet që kam qenë në turne”.
“Më vjen keq që ky lajm po i afrohet kaq shumë kohës së shfaqjes, por kisha shpresa që do të mund të performoja për ju sonte. E di që disa prej jush kanë planifikuar udhëtime në Los Angeles për të parë shfaqjen dhe kjo do të thotë absolutisht gjithçka për mua”, shtoi ylli 28-vjeçar.
Koncertet që ishin planifikuar për datat 5, 6 dhe 7 nëntor, tashmë janë ricaktuar për datat 26, 27 dhe 29 janar./21Media

Back to top button