Shiu dhe erërat e forta, u rrëzua një pemë në Prishtinë

1 min read

Shiu dhe erërat e forta kanë rrëzuar një pemë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kjo ka shkaktuar edhe bllokim të komunikacionit, pasi degët janë shpërndarë nëpër rrugë.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë larguar pemë nga rruga.

“Shiu i sotëm ka shkaktuar rënien e pemës në rrugë, dhe për fat të mirë nuk ka patur lëndime apo dëmtime. Pema është hequr prej rrugës nga ekipi ynë në terren. “, thuhet në njoftimin e Komunës./21Media