Shkarkime rrufesh e erëra të forta sot, Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve që të kenë kujdes

Komuna e Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë kujdes sot gjatë qarkullimit, të mos qëndrojnë afër një peme apo shtylle, pas paralajmërimeve të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se sot do të ketë  mor me vranësira, shkarkime rrugësh të cilat do të përcillen me erëra të forta.

“Një mot i tillë po parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premten. Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta. Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./21Media

Back to top button