Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, thotë se Bordi që e largoi është i jashtëligjshëm

 

Është shkarkuar kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Rexhepaj për portalin rtv21.tv tha se Komisioni i Aksionarëve të Komunës së Prishtinës ka emëruar një Bord të Drejtorëve në mënyrë “jashtëligjore” dhe ky bord tha se e ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv.

Ai tutje tha se do ta ndjekin rrugën ligjore lidhur me vendimin e Bordit.

“Do të shohim rrugën ligjore për ta zhvlerësuar një vendim të Bordit i cili është emëruar me mandat 3 vjeçar pa asnjë procedurë të rregullt te rekrutimit”, tha Rexhepaj.

Rexhepaj i cili e kishte një kontratë me afat të pacaktuar, erdhi në krye të kësaj ndërmarrje që tri vite./21Media

Back to top button