Shkarkohet Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës
Komuna e Prishtinës sot ka shkarkuar Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Pëllum Bajinovci.
Në votimin e fshehtë kanë marrë pjesë gjithsej 33 asambleistë, ku të gjitha votat ishin pro shkarkimit.
Në votim morrën pjësë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR).
Ndërsa, asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e lëshuan sallën para se të niste votimi.
Pas dy vjetësh qeverisje në Prishtinë LDK dhe PDK i ndan rrugët përfundimisht gjatë këtij muaji.