Policia bastis një objekt në Zveçan, u gjetën thasë me rërë që përdoren për bllokim rrugësh

Është duke u bastisur një objekt në Komunën e Zveçanit gjatë ditës së sotme. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i i Policisë në Mitrovicën e veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.”, ka njoftuar Elshani

Në këtë objekt janë gjetur thasë me rërë, të cilët janë përdorur në të kaluarën si istikame në barrikada në Ruda.

Sipas Elshanit,  objekti  shfrytëzohej nga organizatat Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Deri sa shtoi se është një dëshmi që kanë qenë të armatosur  dhe kanë pasur në plan për të sulmuar policinë.

‘Sot, gjate kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për te sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan. Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.  Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë e pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat.”, ka bërë të ditur Elshani./21Media

Back to top button