Shkarkohet rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti

Është shkarkuar nga pozita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, rektori Naser Sahiti.
Lajmi u konfirmua për nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues në Universiteti i Prishtinës, Altin Sahiti.
Ai tha në mbledhjen e sotme, 8 anëtarët e KD-së, kanë qenë pro shkarkimit.
“Po është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim”, deklaroi ai
Po ashtu shtoi se kanë votuar edhe për ushtruesin e detyrës të kësaj pozite.
“Është emëruar profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi”, deklaroi ai.

Back to top button