Vashat e Kosovës U17 mposhten nga Maqedonia e Veriut
Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U17 dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në konkurrencën e femrave, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian Euro 2023.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga futbollistet e Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht, rezultatin e para e zhbllokoi Elona Paci, e cila kaloi Kosovën në epërsi prej 1:0 në minutën e 7’ të ndeshjes.
Ndërkaq, maqedonaset barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 35’ të ndeshjes me golin e Emili Mitkovskas.
Mitkovska shënoi edhe golin e dytë për Maqedoninë e Veriut në minutën e 45+1’, gol ky i cili e vulosi fitoren e kombëtares së saj me shifrat 2:1.
Me pikët e reja, Maqedonia e Veriut ngjitet në vendin e parë në Grupin 2 me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas Kosovës U17 që renditet në vendin e dytë me tre pikë të tubuara