Shkarkohet trajneri i skuadrës së njohur angleze

West Bromwich Albion ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Steve Bruce.
Stafi teknik i përbërë nga Steve Agnew, Stephen Clemence dhe Alex Bruce janë larguar gjithashtu nga “The Hawthorns”.
Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë e lëshuar në faqen zyrtare te skuadrës angleze.
Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se trajneri i U-21-shave Richard Beale do ta drejtojë skuadrën deri në emërimin e trajnerit të ri.
West Bromi bën gara në Championship ku renditet në vendin e dytë me vetëm 11 pikë pas 13 ndeshjeve.

Back to top button