Shkatërrohet një dyqan në Prishtinë nga tërmeti

Dëme edhe në Prishtinë

Derisa i gjithë vendi është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti në ditën e sotme dhe njerëzit janë zgjuar mes panikut e frikës, shumë njerëz iu kanë dalë në ndihmë dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Ndërsa Beatrix Ramosaj ka shpërndarë një video ku shihet se gjatë kohës kur kishte ndodhur tërmeti, ajo po gjendej në një dyqan ushqimi në Prishtinë. Aty shihen pamjet se si dyqani është shkatërruar nga dridhja.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 11 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media

Back to top button