Shkencëtarët e ‘Kew’ i vënë një pemës emrin e aktorit, Leonardo DiCaprio
Një pemë që është e re për shkencën ka marrë emrin e aktorit, Leonardo DiCaprio.
Shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror, Kew, thonë se donin të nderonin yllin për ndihmën e tij në shpëtimin e një pylli shiu nga prerja.
Pema, së cilës i është dhënë emri zyrtar, ‘Uvariopsis dicaprio’, rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e jashtëzakonshëm, transmeton rtv21.tv
“Ne mendojmë se ai ishte vendimtar për të ndihmuar në ndalimin e prerjeve të pyllit Ebo,” tha Dr Martin Cheek nga Kew.
Shkencëtarët dhe konservatorët u tmerruan kur dëgjuan për planet për të lejuar hapjen e zonave të gjera të pyllit ‘Ebo’ për prerje.
“Dicaprio” është e para që emërtohet nga shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror – Kew, në vitin 2022./21Media
