Dhjetëra të vrarë në trazirat në Kazakistan

Forcat e sigurisë në shtetin e Azisë Qendrore të Kazakistanit thonë se kanë vrarë dhjetëra protestues antiqeveritar në qytetin kryesor, Almaty.
Sipas Policisë, ata u zhvendosën pasi protestuesit u përpoqën të merrnin kontrollin e stacioneve të policisë në qytet.
12 policë janë vrarë dhe 353 janë plagosur në këto trazira, transmeton rtv21.tv.
Derisa presidenti i Kazakistanit fillimisht ishte munduar të qetësojë protestuesit, ai më vonë ka premtuar masa të ashpëra për të shtypur protestat, të cilat thotë se janë shkaktuar nga “banda terroriste” dhe i ka bërë thirrje Rusisë për ndihmë ushtarake
Raportohet se Rusia po dërgon trupa me kërkesë të presidentit kazak.
Ata do të vendosen për të ndihmuar në “stabilizimin” e vendit, i cili është anëtar i Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) së bashku me Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.
Protestat filluan të dielën, pas rritjes së çmimeve të derivateve. Këto janë protestat më të rënda në Kazakistan që kur e ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik tri dekada më parë.
Rusia dhe Kazakitani kanë një lidhje të ngushtë e po ashtu edhe një vijë kufitare 7600 kilometra./21Media

Back to top button