Shkencëtarët thonë se gjetën shkakun e mpiksjes së gjakut me AstraZeneca

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur “shkakun” që çon në mpiksje gjaku jashtëzakonisht të rrallë pas vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid.
Ekipi në Cardiff dhe SHBA ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.
Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme, transmeton rtv21.tv.
Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid.
Po ashtu nxiti një hulumtim për të kuptuar se çfarë po ndodhte dhe nëse mund të parandalohej. Ekipit të Cardiffit iu dhanë fonde emergjente të qeverisë për të gjetur përgjigje.
Shkencëtarët e AstraZenecas iu bashkuan hulumtimit pasi u publikuan rezultatet e mëparshme nga ekipi.
Një zëdhënëse e AstraZenecas theksoi se mpiksjet e gjakut kishin më shumë gjasa të ndodhnin për shkak të COVID-it sesa për shkak të vaksinës dhe se shpjegimi i plotë përse ato ndodhin ende nuk ishte vendosur.
“Megjithëse kërkimi nuk është përfundimtar, ai ofron njohuri interesante dhe AstraZeneca po hulumton mënyra për të shfrytëzuar këto gjetje si pjesë e përpjekjeve për të larguar këto efekte jashtëzakonisht të rralla anësore”, ka thënë zëdhënësja./21Media

Back to top button