Shkëputi kontratën me Barcelonën, Braithwaite mbetet në La Liga

Sulmuesi danez, Martin Braithwaite është larguar sot nga Barcelona, pasi që me marrëveshje reciproke shkëputi kontratën me gjigantin katalunas.
Por pavarësisht kësaj, Braithwaite do ta vazhdojë të ardhmen e tij në La Liga, pasi që i është bashkuar në formën e lojtarit të lirë skuadrës së Espanyolit.
Braithwaite ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Espanyoli deri në vitin 2025.

Back to top button