Arrestohet 19-vjeçari, përdori gjuhë nxitëse seksuale ndaj të miturave

Është arrestuar 19-vjeçari me inicialet E.M, në Gjilan pasi që në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18-vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.
Video në fjalë është shpërndarë edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale TikTok dhe YouTube.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal “Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan./21Media

Back to top button