SHKK reagon pas shkrimeve se një i burgosur u bë gardian në Dyz

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve të publikuara se një u burgosur u bë gardian në Dyz.

SHKK ka njoftuar përmes një komunikate se personi në fjalë ka sjell të gjitha dokumentacionet e kërkuar për Konkursin Zyrtar Korrektues, ndër to edhe vërtetimin me nr.2777/2021 të lëshuar nga gjykata me datë 23.11.2021, me të cilën ka dëshmuar se i njëjti nuk është dënuar për vepër penale dhe nuk është duke u zhvilluar procedure penale ndaj tij.

”Pavarësisht tendencave për ta njollosur Shërbimin Korrektues të Kosovës, ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për transparencë të plotë para qytetarëve. Për këtë shkrim, por edhe për shkrimet tjera tendencioze SHKK do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjor për të demantuar lajmet e pavërteta”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button