Kapet qeni që sulmoi mjekët në QKUK

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është kapur qeni që sulmoi të enjten tre mjekë në QKUK.
Rama në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se qeni nuk ishte i trajtuar me procedurat e nevojshme.
”Më vjen keq për rastin e kohës së fundit me mjekët në QKUK. Është zënë qeni dhe e kemi parë që nuk ka qenë i trajtuar. Domethënë ka ardhur nga diku. Ai tani është në mbajtje dhe do të trajtohet në bazë të proceseve ligjore dhe do të trajtohet si i tillë. Jemi duke bërë çdo gjë për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë”, ka thënë Rama.
I pari i Prishtinës njoftoi se javën e ardhshme do të thërrasin një konferencë në nivel lokal, pasi që ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm nga një komunë.
Kujtojmë që dje SHSKUK-së ka njoftuar se dy mjekë janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe një jashtë QKUK-së./21Media

Back to top button