Shkodran Tolaj: Irmës mund t’i themi ikonë të muzikës shqiptare

Këngëtarët, Shkodran Tolaj dhe Irma Libohova më 15 shkurt kanë sjellur projektin e tyre kushtuar Kosovës.
Sot në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, kanë qenë të ftuar të dy përmes një lidhjeje direkte.
Shkodran Tolaj ka treguar se si ka lindur ideja për krijimin e këtij projekti muzikor.

Kënga ”Kosova”, është realizuar me videoklip dhe Shkodrani ka treguar problemet të cilat i kanë gjatë realizimit të videoklipit.

Tutje, Shkodrani është ndjerë i privilegjuar që ka bashkëpunuar me një artiste si Irma dhe këtë të fundit e ka quajtur ikonë të muzikës shqiptare.

Muzika dhe teksti është përgatitur nga Naim Gjoshi, ndërsa orkestrimi është bërë nga Jetmir Mehmeti.
Ndryshe, kënga është pritur mjaftë mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre./21Media

Back to top button