Për tre muaj u braktisën katër fëmijë

Katër fëmijë janë braktisur gjatë tre muajve të fundit të vitit 2021. Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Portali rtv21.tv ka raportuar se prej janarit deri në shtator të vitit 2021 janë braktisur 11 fëmijë.
ASK ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale”.
“Publikimi ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM4 2021 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 895 familje me gjithsej 102 mijë e 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 460 familje.
Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 mijë e 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 mijë e 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 mijë e 28 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 mijë e 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 mijë e 23 përfitues./21Media

Back to top button