Shkolla e Gjurgjevishtit në kushte të vështira! Nëse s’merren masa banorët paralajmërojnë bojkot të mësimit

Rreth 50 nxënës mësojnë në shkollën e fshatit Gjurgjevishtë të komunës së Varapçishtit. Por, prindërit kërkojnë përmirësim të kushteve, sepse shkolla është në gjendje të vështirë, madje me çati prej asbesti, që sa herë që bie shi e borë, uji hyn në klasë.

“Çatia, unë e kam thënë çdo herë që patjetër duhet t’i ndërrohet pasi që është kancerogjen, pllakat që janë lart janë kancerogjene, në këto kohëra me shi e me borë është shumë problem, pasi që ata lëshojnë lëngje kancerogjene”.
“Me më pyet mua unë prej sot e mbylli shkollën dhe nuk i lë fëmijët të shkojnë, dhe le të vijë kryetari, drejtori, inspektori, kush duhet të vijë edhe nëse duhet të shkoj në burg unë do shkoj unë fëmijët e mi nuk i lë të shkojnë”.
“Kërkojnë nga Inspektorati Arsimit që le të vijë edhe le të shohin nëse e lejojnë këtë, le të vazhdojë shkolla, nëse ata nuk e lejojnë, shkolla le të mbyllet”.
TV21 shkoi edhe në shkollën qendrore “Naim Frashëri”, por drejtori i shkollës  ishte i pakapshëm për të dhënë prononcim rreth kushteve të shkollës dhe ankesave të banorëve të fshatit Gjurgjevisht për objektin e shkollës, raporton TV21./21Media

Back to top button