Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë, kalon në mësim online

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka kaluar në mësim online, pas rritjes së rasteve me koronavirus.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook të faqes zyrtare.
“Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button