Shkollat e Ferizajt me furnizime të mjaftueshme për mbrojtje nga COVID-19

 

Gjatë ditës së sotme, i pari i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani bashkë me drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, shpërndanë një kontingjent të madh pajisjesh e preparatesh pastrimi, dezinfektimi me qëllim mbrojtjen e nxënësve dhe stafit të shkollave nga përhapja e koronavirusit.

Drejtuesit e shkollave pranuese të donacionit thanë se po respektohen në mënyrë strikte udhëzimet e punës dhe sjelljes sipas gjendjes epidemiologjike në vend.

Ndryshe, ky aksion u bë pas furnizimeve bazë nga autoritetet qendrore e lokale dhe si rezultat i donacioneve të shumta nga organizata, grupime shoqërore e individë vullnetmirë, gjë që bën që shkollat e Ferizajt të kenë furnizime të mjaftueshme në këtë drejtim.

Back to top button